Sot varroset i riu nga Tetova


Miq, shokë dhe familjarë, va*rrimi i djalit te axhës do të bëhet diten e shtunë, më 19.02.2022, mbas namazit të drekës, jepet njoftimi në faqen Familja Ferati f.Zherovjan.
Zulkadri Ferati ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 34 vjeçare në Hanover të Gjermanisë.

I ndjeri ka qenë sekretar i Parlamentit Studentor gjatë kohës së studimeve në UEJL-Tetovë ( 2005-2009) ndërsa pas mbarimit të studimeve vendoset në Gjermani.

Ja si e kujtojnë familjarët dhe miqtë:
Pasi që me dhimbje të thellë e mora lajmin se ndërroj jetë djali i hallës Zulkadri Ferati, nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të kujtojmë atë që Zoti i gjithësisë na tregon ne kuran:
“Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (Sure El Bekare: 155 – 157), shkruan Omer Adili.

Baby Boo