Sot Gjykata e Tetovës bëri krim!


Sot Gjykata e Tetovës ka bërë një krim!

Përpos dëshmive që Prokuroria e Tetovës siguroi dhe të njëjtat vërtetonin veprën e rëndë, për të cilën ngarkohej gjinekologu Kazimiri, Gjykata e Tetovës e shpalli të pafajshëm!

Kazimiri në vitin 2015 bëri gabimin gjatë lindjes së lehonës 33 vjeçare V.K., ku e njëjta humbi jetën edhe pse nisi procedurë gjyqësore ndaj tij, ai kurrë nuk ndjeu përgjegjësi morale që përderisa zhvillohej hetimi, të lëshojë vendim e punës por, vazhdoi punën si gjinekolog duke vazhduar të “provojë” punën e tij në gratë e tjera shtatëzëna!

Për gjinekologun Kazimiri punën dhe sjelljen e tij më mirë mund të ju flasin të gjithë gratë, që kanë eksperiencë të lindjes me të!

Por ky shtet është i korruptuar derë në fund, ndodhin gjëra të çuditshme… aq pak vlen jeta njerëzore!

Kazimiri po pret për viktimëm e radhës…!

Baby Boo