‘Sot e përjetova rastin më të rëndë’: Dëshmitarët i rrëfejnë Kurtit si ndodhi tragjedia në Minierën e Artanës


Të shqetësuar dhe në pikëllim të madh gjenden aktualisht dëshmitarët dhe kolegët e dy minatorëve të cilët sot aksidentalisht humbën jetën në vendpunishten e Minierës së Artanës.

Të njëjtit në rrëfimin e tyre nën prezencën e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, janë shprehur se do të presin tek hapësirat e minierës, dersa të nxirren dy trupat e pajetë të kolegëve të tyre që sot tragjikisht ndërruan jetë.

Paraditen e sotme, një xehtar dhe një inxhinier – të moshës 50 dhe 51 vjeçar – humbën jetën në Minierën e Artanës pasi u shemb një pjesë e punishtes në të cilën ata po punonin.

Detajet e rrëfimit ekskluziv në pamjet më poshtë.

Baby Boo