Sot dita e lirisë së mediave, por vdekja e Nikolla Mlladenov ende ngelet një mister!


Sot në Shkup u shënua Dita ndërkombëtare e lirisë së mediave, në këtë ditë kujtojmë ata, të cilët  mungesën e kësaj lirie e paguan me jetë.

Sot pesë vite nga vdekja e kryeredaktorit të gazetës “Fokus”  Nikolla Mlladenovit, nuk ka pasur as edhe një hetim nga Prokuroria Publike,  se si erdhi deri tek ai aksident që i morri jetën gazetarit.

Që para një muaji lënda për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov është në duart e Prokurorisë Speciale. Në pyetjen tonë deri tek PSP-ja, se kur do të hetohet lënda për rastin e vdekjes së gazetarit Nikolla Mlldenov, na u përgjigjën se po punohet në të njëjtën lëndë, kemi fakte por punohet në analiza.

Maqedonia u rëndit e 109 për sa i përket lirisë së shprehjes në raportin e fundit që publikoi “Freedom House” ku nga vendet e rajonit,  ishte vendi i fundit në listë edhe pse ka shënuar progres për dy numra, përsëri ngelet  një vend pjesërisht i lirë për raportim. /PaCensurë

http://www.pacensure.com/2018/05/03/ne-shkup-shenohet-dita-nderkombetare-e-lirise-se-shtypit/

Baby Boo