Sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vendbanime të Shkupit


Për shkak pengesave teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike sot dhe nesër do të jenë disa komuna të Shkupit.

Pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në orën 10:00 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese nga rruga “Gjrogji Abaxhiev” dhe një pjesë nga rruga “Boro Petrushevski” në Komunën Qendër.

Ndërprerje të energjisë elektrike nesër prej orës 08:30 deri në ora 15:30 do të kenë shfrytëzuesit nga bulevardi “ASNOM” ndërtesat me numër 44, 48, 50 dhe 54 në Komunën e Aerodromit.

Në periudhën prej orës 09:30 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga objektet në rrugën prej urës së lumit të Markovës drejtë fshatit Batincë në Komunën e Studeniçanit.

Prej orës 10:00 deri në ora 13:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Pagarush në Komunën e Studeniçanit.

Në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Bllagoja Stefkovski” nga rruga “Nikolla Kirov Majski” deri te rruga “Komuna e Parisit” në Komunën e Gazi Babës.

Baby Boo