Sot derbi i madh, Shkupi – Shkëndija përballen në Çair


E mërkura sjell ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë përballja që do të luhet në Çair ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës. Të dyja skuadrat më të mira shqiptare do të “luftojnë” për një vend në gjysmëfinale, e cila do të përcaktohet vetëm me ndeshjen e sotme. Ndërkohë, Struga Trim Lum në këtë fazë do të pret në shtëpi Bregallnicën e Shtipit. Në ndeshjet tjera takohen Sileksi – Vardari dhe Makedonija Gjorçe Petrovi – Akademia Pandevi. Të gjitha takimet do të zhvillohen sot, duke nisur nga ora 13:00.

Baby Boo