Sot bëhen pesë vite që kur humbi jetën këngëtari Ergi Dini


Kanë kaluar pesë vite që nga vdekja e këngëtarit nga Shqipëria, Ergi Dini.
Data 21 nëntor e vitit 2016, ka qenë një ditë e trishtë për gjithë ata që e njohën artistin.

I njëjti humbi jetën në mënyrë tragjike, në një aksident me motor, duke lënë një zbrazëtirë të madhe në krijimtarinë e muzikës shqiptare.

Bashkë me Dinin, humbi jetën edhe miku i tij, Kejdi Halili, (21-vjeçar) që njëherësh drejtonte motorin.
Ergi për publikun u bë më i njohur që nga paraqitja në spektaklin “X Factor”, nga i cili arriti të shpallej fitues në sezonin e tretë të vitit 2014.

I ndjeri ka lënë pas projekte muzikore shumë të suksesshme përfshirë: “Pa frymë”, “Asnji gram”, “Morphine” etj.

Baby Boo