Sot bëhen 17 vite nga rënja e dëshmorit Ismet Bajrami


Sot behen 17 vite nga renja e Dëshmorit
Ismet Bajrami

Nga Xhevat Kadriu:

??Flas me zërin e Dëshmorit??

U mbulua me pluhur kujtimi për ne,

Pse na kujtoni vetëm në përvjetorë?

Pse bëni homazhe para varreve tona pasi që kurrë nuk na latë të pushojmë të qetë?

Si ndiheni kur e falni tokën që u ushqye me gjakun, e trupat tanë?

Si ndiheni kur u buzëqeshni vrasësve të vëllezërve tuaj ?

A nuk jemi të një Kombi të një Zoti e të një lufte ?

A harruat se gjithë u betuam ?

Ashtu ishte atë kohë ,vetëm se ne e përdorëm gjakun tonë që ta shuajmë zjarrin e luftës e ju mos të digjeshit u’a lamë juve ta mbani gjallë vendin tonë,të kujdeseni për shokët tanë, të cilët lufta ua kufizoi aftësitë të kujdeseni për nënat,motrat,gratë tona të cilët janë viktima të atijë trishtimi,por gjitha mbetën nën hijen e harresës.
Ne u premtuam nënave tona se do të kthehemi te gjallë,por ja që nuk u kthyem me shpresë se ju do ta mbuloni sa do pak mos prezencën tonë,e ju i bëtë të pendohen që na e dhanë hallallin e luftës,mos e përfaqësoni vendin tim në atë mënyrë,ne nuk ishim tradhëtarë e pa meshirë,ne u flijuam për këtë tokë të cilët e keni privatësuar mjer për ju çfarë përgjegjësije po mbani mbi supe.

E unë po flas me zërin e Dëshmorit pasi që ata skan forcë që ta nxjerin zërin përtejë varrit e ju ti dëgjoni,mos ua përmendëni më emrat ata janë Heronjët tanë,jan ende gjallë e ne jetojmë nga kujtimi për ta.

Baby Boo