Sot arrijnë vaksinat ruse kundër COVID-19


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje ka bërë të ditur se dozat e para të vaksinës Sputnik V do të mbërrijnë sot në aeroportin e Shkupit në orën 14:00.
“Ne morëm të gjitha dokumentet e nevojshme nga kompania ruse për të përgatitur procedurën administrative në agjencinë e ilaçeve. Vaksinimi me shumë gjasa do të fillojë të mërkurën”,u shpreh Filipçe.

Fillimisht, vaksinimi Sputnik do të jetë i destinuar për 3.000 qytetarë, pas së cilës pritet të mbërrijnë doza shtesë për rivaksinim.
Filipçe më tej shtoi se për momentin nuk ka nevojë për vendosjen e masave shtesë, por aspak nuk e përjashtoj mundësinë, në fillim të javës tjetër do ta tregojmë qëndrimin.

Baby Boo