Sot, 21 vjet më parë, u vra kryeministri serb Zoran Gjingjiq


Më 12 mars, 21 vjet më parë, është vra Zoran Gjingjiq, kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Serbi dhe president i Partisë Demokratike.

Më 12 mars 2003, Gjingjiq u qëllua për vdekje nga një snajper i Njësisë së Operacioneve Speciale (ESO).

Pak orë pas atentatit, në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, e cila zgjati deri më 22 prill, kur me propozim të Qeverisë së Serbisë u hoq. Atë ditë është plagosur rëndë në bark anëtari i sigurimit të kryeministrit, Milan Veruoviq.

Gjingjiq u varros në Rrugën e Qytetarëve të Nderuar në Varrezat e Reja në Beograd me praninë e më shumë se 70 delegacioneve shtetërore të huaja, ndërsa qindra mijëra qytetarë ishin në kortezhin mortor.

Për vrasjen e tij janë akuzuar, ish-komandanti i JSO-së – Milorad Ulemek-Legia dhe Zvezdan Jovanoviç si ekzekutues i menjëhershëm dhe dhjetë bashkëpunëtorë u dënuan me nga 40 vjet burg, ndërsa dy liderët e “klanit Zemun” Dushan Spasojevic dhe Mile Lukoviç- Kum u vranë në një operacion policor gjatë arrestimit të tyre.

Baby Boo