Sopotasit i kërkojnë shtetit 2,5 milionë euro dëmshpërblim


Gjashtë sopotasit, të cilët Gjykata Penale i shpalli të pafajshëm për vendosjen e minës në fshatin Sopot, i kërkojnë shtetit dëmshpërblim prej afro 2,5 milionë eurosh.

Sipas përllogaritjeve të avokatit mbrojtës dhe vetë sopotasve, një ditë e kaluar në burg duhet secilit t’i dëmshpërblehet afro 200 euro, ndërsa për çdo ditë të kaluar në burg shtëpiak, u takon gjysma e kësaj shume, 11 euro, përcjell Fakte.

Kërkesën e dorëzuan sot avokati Vullnet Paçuku dhe të dëmtuarit nga ky rast të cilët kanë vuajtur dënimin me burg për disa vite me radhë.

Dënimin me burg e vuajtën Sulejman Sulejmani, i cili tani është në moshë tejet të shtyrë, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa njëri nga të akuzuarit, Samet Limani, nuk arriti që të pres përfundimin e procesit gjyqësor pasi ndërroi jetë.

Sopotasve iu hap rruga për të kërkuar dëshmpërblim pas vendimit të muajit mars me të cilin Prokuroria Speciale tërhoqi akuzën pasi vlerësoi se personat e akuzuar janë të pafajshëm dhe ata tashmë janë gjurmëve të autorit të vërtetë të këtij rasti./Shenja

Baby Boo