Sonte teravitë, nesër nisë Agjërimi, besimtarët dhe imamët e xhamive e presin me gëzim


Nga nesër fillon muaji i Ramazanit. Ky moment do të jetë i veçantë për besimtarët mysliman të cilët nisin agjërimin.

Ata sonte nisin me faljen e taravisë, kur nga ai çaste shënohet edhe fillimi i muajit të ramazanit.

Agjërimi është një nga pesë kushtet islame të përcaktuar në Kuran. Agjërimi brenda ditës do të zgjasë 17 orë.

“Unë kam filluar prej moshës 13 vjeçare kur isha në fshat e në qytet erdha në vitin 1968, këtu jam shumë i lumtur kur agjëroj. Unë në jetën time kurrë se kam prishur agjërimin edhe pse kam qenë shumë i etuar për ujë, kurse për ushqim nuk e kam problem.

“62 vjeç jam unë prej moshës 10 vjeçar e kam agjëruar, kamë punuar edhe në ndërtimtari në katin e 7 dhe të 8 por kurrë se kam prishur edhe pse ishte shumë nxehtë”, thanë disa besimtarë mysliman.

Imami i xhamisë së Butelit Bedri Lika, thotë se temat gjatë ligjërimit në muajin e shenjtë të ramazanit duhet të jenë të përzgjedhura dhe të reflektojnë, të jenë urë lidhëse për besimtarët drejtë punëve të dobishme për shoqërinë.

“Kryesisht çdo imam mendoj se duhet ta shpjegon këtë muaj të agjërimit, këtë adhurim specifik në dimensionin vertikal se çfarë kuptimi ka në aspektin vertikal por edhe njëkohësisht duhet ti jep qasje në aspektin horizontal se ky muaj duhet të na afroj me njëri tjetrin dhe ta hap derën e mirëkuptimin dhe dorën e zgjatur që ta ndihmojmë njëri tjetrin pa dallim feje se kjo fe është për mbarë njerëzimin”, tha Bedri Lika, imam.

Edhe Bashkësia fetare Islame e Maqedonisë, ka uruar agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët.

“Muaji i Ramazanit është muaji i dritës, është muaji i Natës së Kadrit, muaj i të vetmës rrugë të drejtë, është muaj i ndriçimit të mendjes e të zemrës, është muaj i përkushtimit ndaj më të dashurve tanë, ndaj fqinjëve tanë si dhe ndaj jetimëve, skamnorëve, të varfërve dhe ndaj atyre që janë në nevojë”, tha Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Njerëzit që agjërojnë, s’duhet të hanë as të pinë deri në kohën e iftarit. Rreth 22% e popullatës botërore, apo 1.6 miliardë njerëz në mbarë botën, do të agjërojnë.
Agjërimi i ramazanit do të zgjat deri më 14 qershor, ndërsa një ditë më pas falet Fitër Bajrami apo siç njihet Bajrami i madh.

Baby Boo