Sonte pritet protestë më e madhe e opozitës në Shkup


Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë të gjitha masat që protesta e paralajmëruar e opozitës, që do të mbahet sonte në Shkup, të mos eskalojë. Zyrtarë të MPB-së deklaruan se policia posedon plan operativ për neutralizimin e protestave të dhunshme.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke mos ndarë më shumë hollësi ngriti alarmin se sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe vend aspirant për në BE. Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera. Protestat e sotme pritet të nisin para Qeverisë, vazhdojnë para Ministrisë së Jashtme dhe planifikohet të përfundojnë para Kuvendit.

Protesta e thirrur nga VMRO-DPMNE në opozitë, është për ta refuzuar propozimin francez për zhbllokimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Shumë protestues kanë qëndruar gjatë tërëe ditës duke protestuar ndërsa në mbrëmje janë paralajmëruar edhe tubime të reja.

Baby Boo