Sonte përfundon afati i paraqitjes së diasporës për referendumin


Deri sot, vetëm disa orë para përfundimit të afatit të fundit për paraqitje për votim në referendum, kanë aplikuar 2 347 mërgimtarë. Siç njoftoi KSHZ-ja, afati përfundimtar për aplikim për votim në referendum është deri sonte në mesnatë. Prej fletëparaqitjeve të dorëzuara në ueb faqen e KSHZ-së, 39 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Deri tani duket se më së shumti interes për votim ka në Bern, ku janë paraqitur 256 mërgimtarë. Pastaj vijojnë 213 mërgimtarë të Lubljanës. Në Londër janë paraqitur 127 votues. Në Toronto 136. Në Vjenë 108 dhe në Kanbera 99. Votimi në diasporë do të zhvillohet një ditë para votimit në Maqedoni./Pacensure

Baby Boo