Sonte në Maqedoni s’ka orë policore, nesër Qeveria do të vendos për kufizimet eventuale


Komisioni për Sëmundje Ngjitëse tashmë ka dorëzuar propozimin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditë së nesërme do të diskutohet për kufizimet eventuale në qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës dhe Shtipit.

Gjatë fundjavës së vazhduar në Maqedoni, këto katër qytete kishin 80 orë karantinë.

Një pjesë e qytetarëve të këtyre qyteteve ku ka raste të shumta aktive me coronavirus, shfrytëzuan momentin dhe dolën nga vendet në vendet turistike si Struga, Mavrova dhe Ohri./Telegrafi/

Baby Boo