Sonte mbahet nata e parë e Eurovision, kjo është lista e shteteve pjesëmarrëse


Gjysmëfinalja e parë e festivalit do të zhvillohet në ‘Ahoy Arena’ në Roterdam, Holandë.
Një vit pas anulimit si pasojë e pandemisë COVID-19, gjysmëfinalja e parë fillon sonte.Është njoftuar se ngjarja do të realizohet sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë.

Të martën në mbrëmje, 16 shtete do të paraqesin këngët e tyre në skenë, por vetëm dhjetë prej tyre do të marrin një vend në finalen e madhe, e cila do të mbahet të shtunën më 22 maj.Nga Ballkani, shtetet konkurruese të natës së sotme janë Sllovenia e cila përfaqësohet me këngën ‘Amen’ nga Ana Soklič, Kroacia me ‘Tick-Tock’nga Albina dhe Maqedonia e Veriut me këngën ‘Here I Stand’ nga Vasil.

Baby Boo