Solisti i grupit ‘Troja’ anëtarësohet në Vetëvendosje


Solisti i rok-grupit kosovar ‘Troja’, Bujar Berisha, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në ‘Facebook’ kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, duke e quajtur Berishën autor të teksteve frymëzuese.

“Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot”, ka shkruar Kurti në rrjetin social ‘Facebook’.

Grupi ‘Troja’ është krijuar në vitet e ’90-ta në Kosovë, ndërsa për shumë vite kanë qenë aktiv në skenën e rokut kosovar. Në vitin 2020 ky grup është shpërbërë përfundimisht, pas 30 viteve.

Baby Boo