Solana porosit Lajcakun: Merru 24 orë në ditë me dialogun Kosovë-Serbi


Dikur shefi i diplomacisë së BE’së dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Javier Solana ka folur në lidhje me arritjen e mundshme të marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Solana duke folur për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve, atë e ka shqetësuar fakti se ndikimi i Rusisë në Serbi po vazhdon e të rritet edhe më shumë dhe të fuqizohet sidomos në Qeverinë serbe.

Ai ka porositur Emisarin e BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak që duhet t’i përkushtohet 24 orë në ditë dialogut Kosovë-Serbi. Tutje ish shefi i diplomacisë së BE’së tha se Serbisë duhet t’i ofrohet anëtarësimi në BE për shkak se Rusia e do atë në sferën e saj të ndikimit.

“Rusia do të donte ta ketë Serbinë në sferën e saj të ndikimit. Është thelbësore të veprohet dhe t’i ofrohet Serbisë mundësia e anëtarësimit në BE. Përfaqësuesi special i BE’së për Kosovën do të duhej të merrej me këtë çështje 24 orë në ditë në mënyrë që të ketë rezultate” ka thënë Solana.

Kujtojmë se Solana ishte në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, gjatë bombardimeve mbi caqet serbe për shkak të masakrave dhe gjenocidit që kryen serbët në Kosovë.

Baby Boo