Sokol Balla i përgjigjet ashpër Metës: Më kërcënoi mua dhe fëmijët e mi, të vijë të përballet të enjten


Gazetari Sokol Balla ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit Ilir Meta.

Ditën e sotme, kreu i shtetit i përmendi Ballës, nënën e fëmijëve siç e quajti ai, duke iu referuar ministres Belinda Balluku.

‘Gruaja ime është në opozitë, ndërsa nëna e fëmijëve së tij në qeveri”, tha Meta. Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe gazetari i është përgjigjur ashpër presidentit, duke u shprehur se e ka kërcënuar atë dhe fëmijët e tij.

Ndërsa e sfidon duke i kërkuar të përballen në emision të enjten dhe sipas tij e pret edhe në 5 të mëngjesit.

“Me Ilir Meten ne Kremlin ne 2002, kur ishte zevendeskryeminister ?. Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare me sulmoi e kercenoi mua dhe femijet e mi. Por dhe me sfidoi per te ardhur ne emision dhe te perballej me te verteten sipas tij dhe te verteten sipas meje. Ilir! Te pres te enjten ne ora 21 ne #realstory ne @vizionplus. Balle per Balle. Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mengjesit”, shkruan Balla, krahas fotos së vjetër me Presidentin.

Baby Boo