Sociologët paralajmërojnë pasojat nga digjitalizimi në arsim


Sociologët alarmojnë për pasojat e kalimit të përshpejtuar dhe të parakohshëm të fëmijëve në botën virtuale. Hulumtimet e institucioneve me renome si Harward Medical School kanë konstatuar se librat digjital shkaktojnë pagjumësi, humbje kreativiteti dhe probleme të tjera shëndetësore. Ali Pajaziti thotë se librat digjitalë janë të diskutueshëm edhe në shtetet më të zhvilluara në botë. Sipas tij librat digjital do ta thellojnë edhe më shumë problemin e mos-socializimit të fëmijëve dhe do të shkaktojnë dallime mes fëmijëve të pasur dhe atyre të varfër, ndërsa probleme shtesë do të shkaktojë keqpërdorimi i veglave digjitale.

Mund të shkaktohet një disbalanc në aspekt të ngjalljes së ndjenjës së inferioritetit ose të qenit i diskr*iminuar tek një grup, qoftë edhe i vogël i fëmijëve, të cilët nuk do t’i kenë mundësitë për t’i zotëruar këto vegla digjitale, karshi atyre të cilët i kanë. Do të kenë formën e printuar të këtyre teksteve, por gjithnjë nuk do ndjehen mirë, do të jenë të kompleksuar”, tha Ali Pajaziti, sociolog.

Sociologu Ilija Acevski thotë se nxënësit e mësimdhënësit nuk janë të trajnuar të punojnë me libra digjitale. Acevski vlerëson se qëllimi i Ministrisë së Arsimit është të bëjë biznes me atë shtresë të shoqërisë që do të detyrohet të paguajë për shtypjen e librave dhe vetë do të lirohet nga barra për shtypje. Ai thotë se nxënësit të cilët edhe ashtu janë të “mbingarkuar” me informata të panevojshme, do të bëhen edhe më konfuz me librat digjitale.

Është mashtrim, sepse jam i sigurt se fëmijëve do t’iu përzihen përmbajtjet që i paraqet libri dhe përmbajtet që i marrin në faqe të ndryshme e që lidhen pak a shumë me temën që e mësojnë. Këtu është problemi. Do të krijohet një konfuzion i madh, nëse ajo nuk kontrollohet mjaftueshëm, nëse nuk iu qartësohet cilat përmbajtje do të jenë prioritare. Pa këto komponentë nuk do të ketë mësim normal”, theksoi Ilija Aceski, sociolog.
Sociologët kështu i hedhin poshtë pretendimet e Ministres, Carovska sipas së cilës me librat digjitale do të bëhet produktive koha që fëmijët e kalojnë me veglat digjitale.

Pyetet për shëndetin. Secili nga ne sinqerisht të shikojë në shtëpi dhe të tregojë se sa kohë kalojnë fëmijët në mënyrë joproduktive në rrjetet sociale, në telefonat e tyre të mençur, pa e pasur të instaluar as Ëord-in, as Excelin, as Poëer Pointin as elemente audio-vizuale që janë edukues. Tani vëmendjen e tyre e kthejmë në atë se veglat digjitale mund të përdoren edhe për punë produktive, se mund të marrim informata cilësore, të hulumtojmë”, tha Milla Carovska, Ministre e Arsimit (20.04.2021).
Carovska paralajmëroi se zbatimi i ndryshimeve ligjore pritet të nise me fillimin e vitit të ri shkollor.

Baby Boo