‘Snajperist tek RENEA’ dhe foto me armë, profili i dyshimtë i 23- vjeçarit që vuri tritolin në Kamëz


Vilson Brahaj është 23-vjeçari nga Kukësi, me banim në Kamëz, i cili vuri tritolin në banesën e Gazmir Daçit, dy ditë më parë.

Ai pranoi se, ishte paguar plotë 5 mijë euro për të bërë këtë punë, ndërsa shtoi se me viktimën, Gazmirin, i cili momentalisht ndodhet në burg dhe me të atin e tij, Xhelal Daçin, nuk ka asnjë gjë personale.

Vilsoni ka thënë se, gjithçka e bëri për shkak të ‘nevojës për para’.

Mirëpo nga një vështrim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, vihet re se, djali ishte i apasionuar pas palestrës, ndërsa në përshrkrimin e profilit të tij për vendin e punës, ai thotë se punon: “snajper në RENEA & FNSH- Forcat Speciale Shqiptare”.

Ende nuk është konfirmuar nëse ky informacion është i saktë apo vetëm një ‘ëndërr’ e të riut nga Kukësi, i cili në polici ka treguar se tritolin e ka marrë në Fushë-Krujë.

Ai ka publikuar herë pas here foto me armë të thjeshta, pistoleta, por edhe me automatik në Facebook, krahas atyre para makinës së policisë.

Baby Boo