Sllovenia i jep fund pandemisë së virusit korona


Sllovenia është shteti i parë në Evropë i cili shpalli fundin e pandemisë. Vendimi i Qeverisë sllovene erdhi pasi në 14 ditët e fundit janë infektuar vetëm 35 persona. Pas këtij vendimi, qytetarët që do të vijnë në Slloveni nga shtetet e BE-së nuk obligohen të hyjnë në karantinë, por vetëm ata që udhëtojnë nga shtetet jashtë BE-së.

Pos Sllovenisë, Greqia paralajmëroi se nga nesër do t’i hapë plazhet, por me kufizime ku përfshihet regjistrimi i numrit të pushuesve, maksimumi 40 persona për 1 mijë metra katrorë, distancë prej katër merash ndërmjet çadrave.

Rihapjen e kufijve e shqyrtojnë edhe vendet fqinje. Kryeministri shqiptar Edi Rama paralajmëroi hapjen e kufijve me Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Autoritetet serbe njoftuan se do të hapin kufijtë për qarkullimin e lirë të qytetarëve me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bonja e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Por mediat serbe njoftojnë se personat që do të duan të hyjnë në Serbi do të obligohen të bëjnë një test të shpejtë në kufi.

Mali i Zi është në rrugë për t’u bërë një destinacion pa koronavirus, thonë autoritetet malazeze. Është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në dy javët e fundit ka raportuar pak ose fare raste të reja./Alsat

Baby Boo