SKRININGU, FILLIMI I PROCESEVE DREJT INTEGRIMIT, SALIU: REFORMIMI I ADMINISTRATËS SFIDË PËR MAQEDONINË


Plotësimi i kushteve për fillimin e negociatave, që i kërkon BE, është sfidë e vërtetë për Maqedoninë.

Kështu vlerëson profesori universitar Argëtim Saliu. Sipas tij, në të kaluarën ka pasur disa strategji të ndryshme për reformim të administratës, por deri më tani, ato strategji nuk ka treguar sukses.

 

 

 

“Maqedonia ka sjellë dhe ka miratuar shumë strategji sa i përket reformimit të administratës publike. Qeveria para pak kohe ka miratuar strategjinë për reformim të administratës 2018-2022, por pika e parë që duhet të ndërmerret është transparenca, llogaridhënia dhe profesionalizimi i administratës. Këtu vlen të theksohet një nga hapat pozitiv që janë ndërmarrë kohëve të fundit është sistemimi i nëpunësve të cilët janë të punësuar në sekretariatin për implementim të marrëveshjes së Ohrit, si dhe publikimi i katalogut të punësuarve në sektorin publik”, tha  Argëtim Saliu – profesor universitar.

 

Komisari evropian për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johanes Han më 17 korrik do të vijë në Shkup që edhe zyrtarisht të fillohet procesi i skriningut nga BE. Në këtë proces, siç njoftoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, së pari do të njoftohen administratorët për ligjet të cilat duhet ndryshuar.

 

 

 

 

“Çka do të thotë skriningu. Do të thotë fillimisht njoftim i gjithë administratës tonë se cilat janë pritjet e Brukselit, cilat janë ato ligje që ne duhet ti transponojmë këtu dhe një prerje se deri ku është Maqedonia në momentin në harmonizimin e të ashtuquajturës “Acquis Communautaire”( aki kominiter). Secili vend para se të fillojë bisedimet ka kaluar nëpër këtë proces”, u shpreh Bujar Osmani zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

 

Ndryshe Bashkimi Evropian dha 19 qershorin e vitit 2019 si datë të mundshme për fillimin e negociatave me Maqedoninë, nëse në ndërkohë plotësohen kushtet e dhëna. Ndër kushtet janë implementimi i plotë i marrëveshjes me Greqinë, vazhdimi i procesit të reformave në drejtësi, administratë, ekonomi dhe siguri. Dje dy përfaqësuesit e lartë të BE-së, Frederika Mogerini dhe Johanes Han, në një letër drejtuar qytetarëve të Maqedonisë theksuan se rruga e vendit drejtë BE-së është e qartë dhe se vendimi është në duart e qytetarëve.

 

Baby Boo