“S’kishte se.ks, ishte miqësi…”! I njihte në Fb dhe i ftonte në shtëpi, arrestohet 47-vjeçarja që drogonte burrat dhe u merrte florinj e karta krediti


Policia italiane ka vënë në pranga një 47-vjeçare, e cila i mashtronte meshkujt me të cilët dilte dhe shoqërohej duke përdorur qetësues për t’i droguar, në mënyrë që t’u merrte para.

Historitë e vik.timave të mashtruara nga Tiziana Morandi janë të shumta, me të paktën gjashtë meshkuj të moshës nga 27 deri në 84 vjeç, që kanë rënë pre e skemës së saj.

Karabinierët, të komanduar nga majori Mario Amengoni, nisën të mbledhin ankesat e para, duke filluar nga ajo e një 83-vjeçari të cilit i është afruar gruaja me justifikimin e një koleksioni bamirësie. Ai ka raportuar se e ka zënë gjumi në shtëpi pasi ka pirë çaj kamomili me 47-vjeçaren.

Në spital, më pas kuptoi se gjerdani që mbante dhe unaza e martesës në gisht ishin zhdukur.

E njëjta procedurë për një 84-vjeçar të takuar në një lokal, i cili u gjend pa 50 eurot që kishte në portofol, por edhe për një 51-vjeçar nga Milano, i ftuar në kinema për të parë filmin më të fundit të agjentit 007 dhe e gjeti veten në urgjencë pa 150 eurot që kishte në portofol.

Aty përfshihet edhe një pensionist 71-vjeçar, i mbetur në rrugë i shtangur në stacionin e Torinos.

Baby Boo