S’kishte frikë nga bu*rgu, por sot është në Shutkë, Mijallkovi mund të “flejë” prapa gr*ilave së paku 20 vjet


“A frikësoheni nga bu*rgu? Prej bu*rgut?
Këtë pyetje në adresë tjetër”, kështu u pyet në nëntor të 2018-s Sasho Mijallkovi.
Dikur thoshte se çështja e bu*rgut është për dikë tjetër, por tani ish shefi i shërbimeve sekrete, Sasho Mijallkov gjendet prapa gr*ilave në Shutkë.
Aty do të mbetet deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit për lëndën “Thesari”.

Ndërkohë para dy muajve Mijallkovin gjykata e dë*noi edhe me 12 vite bu*rg për përgjimet e paligjshme. Por para se gjykata të thoshte fjalën e fundit, Mijallkov u zhd*uk për disa ditë, e policia nuk mundi ta gjente në asnjë vend ku dyshohej se mund të ishte.
Derisa për të u shpall edhe fletarrestim ndërkombëtar, ai vetë u shfaq në prokurori për të marrë vendimin për arrest shtëpiak.

-Mbeteni në Maqedoni?
-Po.
-Do të arr*atiseni?
-Jo, ai që më njeh e di që unë kur e jap fjalën atë nuk e shkeli. Unë publikisht e dhashë fjalën që asnjëherë nuk do të iki. Ndodhi kjo, një ditë në izolim dhe ja po e shihni u krijua situatë e pakëndshme.

Mijallkov pothuajse në të gjitha lëndët e ish PPS, ak*uzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm. E për ndikim të kundërligjshëm në 2019-të Mijallkov u dë*nua në lëndën Titanik 2, me 3 vite bu*rg. Sipas aktak*uzës, Mijallkov, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, në vitin 2013-të, është paraqitur te Thaçi dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Por gjykata e Apelit e shfuqizoi dë*nimin, duke e rikthyer lëndën në rigjykim.

Për Mijallkovin është edhe një lëndë gjyqësore pa epilog. Lënda “Tortura” në të cilën Mijallkov është i ak*uzuar i parë për arr*estimin e Lube Boshkovskit është ende në procedurën e prezantimit të dëshmive. Nga gjithsej 26 lëndët e ish PPS, Mijallkov është i ak*uzuar në 4 prej tyre. Për Në 3 lëndë ka aktvendim, por ende nuk janë të plotfuqishme. Sipas dy aktgjykimeve të fundit Mijallkov do të duhet të mbetet 20 vjet në bu*rg.

Baby Boo