”S’kisha para për…”/ Donaldi përlot shoqen e Bora Zemanit dhe tregon si duhet të jetë femra idealë për të!


Për provën javore banorët e “Big Brother VIP Albania” janë ndarë në çifte dhe do duhet që t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje rreth temave të ndryshme.

Dy banorët e parë që realizuan provën ishin Donaldi dhe Semi, të cilët janë përlotur teksa kanë kujtuar vështirësitë ekonomike që kanë patur gjatë fëmijërisë së tyre.Donaldi tregoi me lot në sy se të ardhurat financiare të prindërve të tij kanë qenë minimale dhe teksa ai rritej ka qenë gjithnjë e më shumë e vështirë që ata t’i plotësonin gjërat bazike.

Donaldi rrëfeu se pasi vendosi me të vëllanë të shpërngulej në Tiranë, duhet të gjenin një punë të ndihmonin familjen por edhe të gjenin mënyrën se si të menaxhonin të shpenzonin vetëm 700 lekë në javë. Donaldi tha se nuk dëshiron të viktimizojë vetveten, por përkundrazi ai tregoi se ishte i qartë që mund të ketë familje që kanë vuajtur shumë më shumë sesa ai.

Baby Boo