Skiatorja e parë shqiptare nga Kosova në Lojrat olimpike


Kiana Kryeziu do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë. Skiatorja e re, vetëm 17 vjeç ka fituar normën olimpike për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike “Pekini 2022”.
Ajo ka shkruar histori, pasi është bërë skiatorja e parë që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore. Kiana tregon gjatë një interviste se ka nisur të merret me ski që në moshën 5 vjeçare por nisi angazhimin profesional kur ishte 10 vjeç.

“Nuk e kam parë si vështirësi, por si kënaqësi. Unë në Kosovë nuk bëj ski se nuk ka kushte që t’i zhvillojmë ushtrimet. Stërvitem në akullnajat e Austrisë dhe ndonjëherë edhe në Itali”, tha mes tjerash Kiana.
Ndër të tjera, Kiana është shprehur se synon Olimpiadën në vitin 2026.

Baby Boo