Skenderi:Studentet e mia, veshin petkun e mjerimit pa i mbaruar provimet!


Prof. Lindita Skenderi

Studentet e mia, veshin petkun e mjerimit pa i mbaruar provimet. Vënë kurorën e përulësisë së bashku me arin që ua mer shkëlqimin e moshës që kanë. I ka zënë për fyti lakmia e kësaj shoqërie të pacipë që cakton standarde vlerash fisnore, ku më i madhi është ai që ka gjoksin plot.

E ai që nuk ka do të lihet në fund sepse nuk i plotëson kërkesat e kësaj “aristokracie” alla shqiptarçe.

Gjithandej vajza që varrosin ëndërrat e tyre duke i’u nënshtruar errësirës së krijuar nga një pasuri shpesh imagjinare. Skena të dhimbshme, së paku për mua. Trupa të pasur, shpirtëra të varfër.

Baby Boo