S’kanë fund telashet për Trump, i dalin “në shesh” tre femra të tjera pas skandalit me pornostaren


Telashet për Donald Trump duket se nuk kanë fund pas publikimit të audio-regjistrimit nga ish-avokati i presidentit amerikan, për lidhjen e tij të fshehtë me një pornostare.

Avokati mbrojtës i modeles së Playboy, Stormy Daniels, pretendon se ai ka në dorë edhe tre çështje të tjera që përfshijnë Trump-in.

Sipas tij, presidenti ka pasur lidhje të tjera të fshehta edhe me tre femra të tjera, përfshirë këtu njërën që ishte shtatzënë, të cilat i ka paguar shuma të majme që të heshtin gjatë periudhës zgjedhore.

Avokati, Michael Avenatti, e zbuloi informacionin në një forum të bashkësisë në West Hollywood, California, të enjten mbrëma. Ai shkruante në një postim: “Tre gra të tjera. Të gjitha të paguara që të heshtin me mënyra nga më të ndryshmet. Ka ardhur koha që Michael Cohen dhe Donald Trump të tregohen 100% të ndershëm me popullin amerikan. Të publikohen të gjitha dokumentet, të gjitha kasetat, TANI. Nuk ka më gënjeshtra apo shërbim të buzëve”.

Baby Boo