S’kanë frikë nga sulmet, mijëra myslimanë shkojnë në xhami për t’u lutur për 49 viktimat në Zelandë


Mijëra myslimanë u mblodhën bashkë për t’u lutur për të ekzekutuarit në Zelandë të Re, pavarësisht kërcënimeve për sulme të tjera të mundshme.
49 njerëz mbetën pa shenja jete pas sulmeve në xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandë të Re, pasi një burrë i armatosur hapi zjarr ndaj myslimanëve gjatë lutjeve të së premtes.
BBC raporton se ky është sulmi më i tmerrshëm në historinë e Zelandës së Re, me kryeministren e vendit, Jacinda Ardern, që e përshkroi rastin si sulm makaber.
Autoritetet atje morën masa sigurie menjëherë pas sulmeve, me policinë që po patrullon xhamitë në Britani, Sidnej dhe qytete të tjera të mëdha evropiane.
Pavarësisht kërcënimit në rritje për sulme tjera, më shumë se 1000 myslimanë u mblodhën në xhaminë e Australisë për t’u lutur për ata që nderruan jete dhe të lënduarit në sulmin e tmerrshëm në Zelandë të Re.

Baby Boo