SKANDALOZE: Rri*het bruta*lisht i riu shqiptar nga Shkupi nga “Tigrat”


Të premten më datë 09.12.2022 rreth orës 2 pas mesnate në parkun e Qytetit të Shkupit është rra*hur brut*alisht i riu shqiptar E.I. 24 vjeçar shkruan Pa Censurë.

E.I. ka qenë në parkun e qytetit ku i janë afruar dy persona civil të veshur në të zeza të cilët fillimisht E.I. nuk i ka hetur se kush janë, pasi ato nuk janë prezantuar E.I. nuk i ka përfillur dhe pa asnjë sqarim fillojnë ta god*asin të riun 24 vjeçar, duke ushtruar mbi të dhu*ne brutale, si dhe duke e ofenduar me shprehjet si “shiptarska majka” etj, dëshmojnë dëshmitarët okular.

24 vjeçari dërgohet nga shokët e tij me shpejtësi në urgjencë pasi plagët kanë qenë të rënda, ku më pas edhe paraqitet rasti në polici. Por deri më tani për dy pjestarët e njesitit “Tigra” ende nuk janë marrë masa!

Sipas dëshmitarëve okular te cilët kanë arritur t’i identifikojnë bëhet fjalë për dy tetovar të cilët janë pjesë e njesitit “Tigrat”/Pa Censurë

Baby Boo