Skandaloze: Radikalët e Sheshel rrahin e përzënë Natasa Kandic dhe aktivistët e të drejtave njerëzore


Në ndërtesën publike të komunale para fillimit të promovimit të librit të ri të fashistit serb, kryetar i partisë radikale serbe, Vojislav Seselj, të titulluar paturpësisht “Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”, ndodhi një incident kur ai urdhëroi që aktivistët e Fondit për të Drejtën Humanitare, aty gjendej edhe ish drejtorja e organizatës Natasa Kandic.
Aktivistët e Fondit për të Drejtat Humanitare dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë kur Seselj kërkoi nga sigurimi që t’i largoj nga ndërtesa.

Mes protestueseve ishte edhe ish drejtorja e kësaj organizate Natasa Kandic, të cilën sigurimi po ashtu e largoi nga korridori i ndërtesës së komunës Stari grad.
Organizata e postoi në llogarinë e tyre në twitter ku shihet e dëgjohet se Seselj kërkon që aktivistët të largohen nga ndërtesa.
Promovimi i këtij libri të Seselj filloi diçka pas orës 18:00 do të flasë para publikut edhe vetë autori Vojislav Seselj.

Baby Boo