SKANDALOZE/Këshilltari i Kurtit akuzon UÇK-në, thotë se kanë vrarë 1000 civilë serbë


Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ka qenë sot i ftuar në emisionin Frontal në T7.

Veçse ai e ka quajtur veten se s’është si këshilltarët e zyrtarët e tjerë, për të cilët thotë se të njëjtit janë servilë ose që ua kanë lëpirë pjesët e ndishme të trupit.

Por, një deklaratë skandaloze tjetër ka dhënë pikërisht për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ai i akuzon duke thënë se Dick Marty e ka publikuar një raport, në të cilin thuhet UÇK kanë kryer vrasje ndaj civilëve serb, transmeton Indeksonline.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, ai e ka publikuar një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarët e UÇK-së i kanë kryer ndaj civilëve të pafajshëm.

Dyshohet sepse njerëzit janë të vramë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë vrarë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”.

Por për fat të keq shumë prej këtyre pjesëtarëve që kanë qenë të implikum në këto krime kanë qenë në pozita udhëheqëse, komandat zonash, ose anëtarë të të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”, thotë ndër të tjera ai./Indeksonline

Baby Boo