Skandaloze/ Këmbësorja vetëkurdis aksidentin në Podujevë (Video)


Një simulim aksidenti ka ndodhur në qytetin e Podujevës.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 7 qershorit rreth orës 19:00, teksa një këmbësore shtiret se po aksidentohet nga një veturë e cila ishte në komunikacion.

Nga videomateriali i siguruar nga një sinjalizues në këtë qytet, duket se si e dyshuara i hidhet automjetit derisa shoferi kishte ndaluar dhe po bëhej gati për tu kyçur në rrugën tjetër, shkruan Sinjali.

Simulimi nga kjo e dyshuar, duket se vë në lajthitje edhe personin që po e shoqëronte shoferin, i cili me të parë vajzën e hedhur mbi veturë, del nga makina për t`i ofruar ndihmë. Në anën tjetër të rrugës, vetkurdisja e automjetit nuk është parë as nga kalimtarët, të cilët janë shtangur përballë situatës së krijuar.

I tërë simulimi është filmuar nga kamerat e sigurisë nga objekti pranë vendit ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Sipas sinjalizuesit, kjo ngjarje kishte mobilizuar edhe autoambulancën e qytetit e cila kishte dalur në vendin e ngjarjes për ta ofruar ndihmën e mundshme mjekësore.        

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë vajzën të bëjë një veprim të tillë simulues. Më herët është raportuar për një rast që ka ndodhur në Prishtinë ku një vajzë kishte bërë një veprim të ngjashëm. Ajo dyshohej se këtë akt e kishte bërë me qëllim të përfitimit nga kompanitë e sigurimit.

Veprimet e tilla të simulimit të aksidenteve përbëjnë vepër penale në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Sinjali/

Baby Boo