Skandaloze: Edhe një politikani nga Kosova nuk lejohet të hyj në Serbi


Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Skender Gashi nuk u lejua të hyjë sot në Serbi, nëpërmjet pikës kufitare tek “Dheu i Bardhë”. Ai ishte nisur së bashku me familjarë të tjerë në një aheng familjar, përkatësisht për të marrë një nuse në Bujanovc.

Mirëpo, policia kufitare serbe te “Dheu i Bardhë”, nuk e ka lejuar t`a kalojë kufirin. Ndërsa, dasmorët kanë vazhduar rrugën, Gashi është detyruar të kthehet mbrapsht.

Për gazetën “Bota sot”, Kryetari i LPK-së, ka thënë se hyrja i është ndaluar vetëm pse ishte figurë politike. Kështu të paktën, sipas tij, e kanë arsyetuar ndalesën policët kufitar serb.

Ai ka theksuar se policët serbë i kanë thënë se nuk do të lejojnë asnjë politikan nga Kosova që të hyj në Serbi.

“Kemi të drejtë të udhëtojmë e të lëvizim në Unionin Evropian e deri ne SHBA.. E në veçanti deri në OKB, që të flasim për të drejtat tona si komb shqiptar. E në trojet dhe tokat shqiptare të Luginës së Preshevës e në veçanti në Bujanovc nuk na lejohet hyrja pse jem shqiptar. Kjo me ndodhi mua në piken kufitare te “Dheu i Bardhe” ku isha duke e udhëhequr dasmën tonë. Ku shkonim për Bujanovc për të marrë nusen e djalit të vëllait. Mua me ndalen e më mbajtën 40 minuta e më thanë e ke të ndaluar të hysh në Serbi. Unë i pyeta arsyen, ata më thanë është punë e jona. Sa mora unë informata, figurat politike e kanë të ndaluar. Andaj ju bëjë apel institucioneve tona presidentit, kryetarit të kuvendit, kryeministrit, dhe Ministrit të Punëve të jashtme deri kur ne të bëhem urë e Serbisë. Andaj kërkoj që me Serbinë të veprojmë në mënyrë reciproke e vetmja rruge esht. përshëndes të gjithë shqiptarët .BOLL MA”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Për këtë incident, Gashi ka thënë se i ka njoftuar autoritetet në Prishtinë. Ndryshe, një ditë më parë, Beogradi i ndaloi hyrjen në territorin e Serbisë, Ministrit të Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, i cili planifikonte të merrte pjesë në konferencën e Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë që zhvillohet në Novi Pazar.

Baby Boo