Skandaloze: Arrestohet gjyshi shqiptar, ngacmonte seksualisht mbesat e tij!


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun paraditen e kësaj të diele. Një i moshuar shqiptar i vendosur prej vitesh bashkë me fëmijët e tij në këtë qytet të Greqisë është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për një krim të rëndë.

Ai akuzohet për ngacmonte seksualisht katër mbesat e tij; përkatësisht 16, 12 dhe dy binjaket e tjera nga 9 vjeçe. Krimi i rëndë ka qenë kryefjalë e ditës në qytetin grek, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin të tjera detaje, rreth këtij personi, identitetit të tij, por edhe fakteve sesi ka ndodhur ngjarja.

Paraprakisht bëhet e ditur se ka pasur një denoncim nga familjarët për të, ndërsa mbesat janë marrë në pyetje me prezencën e një psikologeje.

Baby Boo