Skandali/ Preku vajzën në vende intime, merret vendimi për policin


Ditën e djeshme qarkulloi në rrjet një video që tregonte një polic i cili në krye të detyrës prekte në vende intime një vajzë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje reagoi Policia e Shtetit. Nëpërmjet një njoftimi policia ka bërë me dije se ka identifikuar efektivin dhe ndaj tij është marrë masa e pezullimit nga detyra.

Njoftimi i policisë

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Baby Boo