Skandali në spitalin “Covid 2”, Ministria e Shëndetësisë shkarkon sanitaren që u hoq si infermiere


Mbrëmjen e sotme emisioni investigativ ‘Stop’ denoncoi një rast të rëndë korrupsioni në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, ku një sanitare që u hoq si infermiere i mori 8 milion lekë të vjetra vajzës së një pacienteje, e cila fatkeqësisht më pas ndërroi jetë.

Ministria e Shëndëtësisë ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit, duke shkarkuar nga puna sanitaren me inicialet T. A.

Deklarata e Ministrisë
‘Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon.’

Baby Boo