Skandali me kompanitë e Angjushevit, Agjencia për Investime distancohet nga rasti


Roli i Agjencisë për Investime të Huaja nuk është ta kontrollojë strukturën pronësore të kompanive që kanë aplikuar për ndihmë financiare nga shteti, thotë drejtori i këtij institucioni, Vullnet Ademi. Ky qëndrim erdhi pasi Alsat M dje publikoi se shefja e kabinetit të zëvendëskryeministrit Koço Angjushev si kryetare e Komisionit për Vlerësim deri të Agjencia ka dërguar shkresë me të cilën pozitivisht i ka vlerësuar kompanitë ku pronarë është edhe vetë Angjushev dhe i ka vendosur ato në listën e fituesve të mundshëm të ndihmave financiare nga shteti.

Pas reagimeve të ashpra në opinion, paraqitje para mediave sot kishte edhe drejtori i Fondit për inovacione, Jovan Despotovski. Pas shkrimeve të mediave, se në listën e fituesve të fondeve shtetërore ka kompani ku pjesë kanë zyrtarë apo njerëz të afërt me zyrtarë të lartë, Despotovski paralajmëroi se do t’ju jep 15 ditë shtesë kompanive që ta njoftojnë atë nëse në strukturën pronësore kanë pjesë zyrtarë publik. Komisioni në mënyrë shtesë do të kontrollojë nëse i meritojnë paratë. Megjithatë, drejtori refuzoi të përgjigjet nëse ka konflikt interesash kur zyrtar qeveritar përmes kompanive të tyre kërkojnë fonde nga shteti për biznese personale.

Roli im nuk është që të vlerësoj nëse ka ose nuk ka, mirëpo zyrtarët u prononcuan tashmë lidhur me këtë çështje, kështu që nuk e di pse unë do të isha prononcuar në mënyrë plotësuese.

A mund të thoni si drejtor, nëse kjo është konflikt interesi?

Unë mund të them se e kuptoj reagimin e opinionit meqë paraprakisht në 11 vitet e kaluara sistemi është abuzuar shumë – tha Jovan Despotovski, drejtor i Fondit për Inovacione.

Alsat M, publikoi se zv/kryeministri Koço Angjushev me lejen e shefit të kabinetit të tij ka marrë dritë jeshile për të siguruar para nga Agjencia për Investime të Huaja për ndërmarrjet “Brako” dhe “Kast-Invest” ku ai ka pjesëmarrje pronësore. Vlerësimin me notë pozitive e ka dhënë Sofçe Jovanovska, shefe e kabinetit të tij zv/kryeministror. Angjushevi dje bëri të ditur se do të kërkojë që ndërmarrjet të heqin dorë nga grantet, por se nuk mund t’u urdhërojë edhe ta dëgjojnë atë.

Bojan Stojanovski

Baby Boo