Sk*andali me kasafortën, lirohet nga detyra sekretari i Presidencës Driton Gashi


Sekretari i Presidencës Driton Gashi është liruar nga detyra pas dyshimeve për hapjen e kasafortës në këtë institucion.
Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

“Komisioni i themeluar me vendim ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin disiplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës disiplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, tha Kupina.

Në nëntor të vitit 2020 ishte raportuar se një person i paraqitur si inspektor i AKI-së ka ten*tuar të marrë disa dosje nga kasaforta e Presidencës.
Sekretari i Presidencës, Driton Gashi, kishte mohuar këto ak*uza duke thënë se kasaforta nuk ishte hapur asnjëherë.

“Unë kam qenë dëshmitar në këtë ngjarje bashkë me u.d. e presidentes dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar i ngjarjes krahasuar me të tjerët që po deklarohen në studio se është hapur sefi. Nuk është hapur sefi”, ka thënë Gashi në një lidhje telefonike në Klan Kosova.
Megjithatë, këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci kishte thënë se e kishte parë vetë Gashin duke i marrë dokumentet.

“Rastin e kemi paraqitur në polici. Z. Gashi nuk ka pasur mandat të ftoj përfaqësuesit e AKI të marrin dokumentacionin. Qasjen në sefin e sigurisë duhet ta ketë vetëm presidenti i vendit. Përveç asaj që unë z. Gashi dhe një agjent të AKI-së e kam gjetë në zyrë me fjalë të tjera i kam zënë në fla*grancë duke su*lmuar institucionin e Presidencës, fatkeqësisht sekretari i zyrës së presidentit dhe një inspektor të AKI-së. Unë i kam pyetur se me autorizim të kujt po e ndërmarrin një veprim të tillë dhe ai më ka thënë se nuk lejoj që këto dokumente me ra në duar të EULEX”, kishte thënë Peci.

Baby Boo