SKANDALI/ Kombëtarja Izraelite kalon në terminalin VIP, aeroporti refuzon Shqipërinë


Kombëtarja Shqiptare është nisur drejt Skocisë për të luajtur ndeshjen e radhës pas sfidës me Izraelin, në Rinas ka ndodhur një incident. Futbollistët e Kombëtares nuk janë lejuar të kalojnë terminalin VIP të aeroportit por kanë kaluar si qytetarët. Ndërkohë kombëtarja e Izraelit është lejuar të kalonte në terminalin VIP, kjo gjë nuk është bërë me futbollistët tanë.

Ndërkohë Protokolli i Shtetit mohon trajtimin preferencial të kombëtares. Shqipëria do të udhëtoi drejt Skocisë, ku do të zhvillohet takimi i dytë i grupit të parë të Ligës së Kombeve.

Rezulton se në fillim është njoftuar se kombëtarja jonë mund të kaloj nga pjesa VIP, por më pas ka ardhur një tjetër e-mail që konfirmon zyrtarisht se kjo është e pamundur. E gjitha ka ardhur për shkak se kapaciteti i sallës VIP nuk mund të përballojë një numër kaq të madh personash.

Baby Boo