Skandali i tenderit në Komunën e Vrapçishtit, kryetari Shabani thotë se nuk është e vërtetë


Në emisionin e sotëm të Click Plus në TV21 ku të ftuar janë kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani si dhe deputeti aktual nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Bajram Kadrija. Në një pjes të debatit u përfol edhe për skandalin e tenderave në Komunën e Vrapçishtit, ku në atë kohë u përfol se një tender me shifra të mëdha parash i’u është dhënë dikujt brenda strukturave partiake në Komunën e Vrapçishtit.

“Absolutisht nuk është e drejtë. Ne kemi pasur edhe hetime nga Policia Finansiare në Komunën e Vrapçishtit dhe tenderi që kap ato shifra parash nuk i’u është dhënē askuj brenda strukturave tona. Mundet t’ju sjellim edhe dokumentet që flasin për të vërtetën e tenderit. Këto elaborime janë bërë dhe janë akumuluar nga opozita në Komunën e Vrapçishtit”, u shpreh kryetari Shabani./Pa Censurë/

Baby Boo