Skandal: Qeveria VMRO-BDI lokalin 370 katrorë në Kumanovë ia ka dhënë Shoqatës serbe me qira vetëm 60 denarë në muaj (Dokument)

Një megsakandal po trondit Kumanovën dhe mbarë Maqedoninë, sepse si duket pasqyron natyrën e funksionimit të qeverisë VMRO-DPMNE-BDI.Përkundër patriotizmit që ka shitur kjo qeveri para opinionit, larg syve të opinionit ka funksionuar krejt ndryshe, duke përkëdhelur komunitetin serb. Dhe këtë nuk e ka bë vetëm përmes vendosjes së bustit të Car Dushanit, Uroshit e Llazarit, por edhe në forma tjera.Një nga vendimet “patriotike” të qeverisë VMRO-BDI ka qenë edhe vendimi i 3 marsit të vitit 2016, me të cilin Shoqërisë Kulturore Artistike Serbe “Sërpski Vez” i është dhënë një lokal në pronë shtetërore në qendër të Kumanovës me qira mujore vetëm 60 denarë (një euro).Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë edhe kopjen e Gazetës Zyrtare ku është shpallur vendimi për dhënien e lokalit me qira. Lokali është në qendër të Kumanovës në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Trajko Prokopiev”, kurse vendimi për shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare është shpallur më 3 mars të vitit 2016. Që të jetë skandali më i madh, kontrata është bë për periudhë 10 vjeçare.Deri sa qeveria VMRO-BDI shoqatës serbe ia ka dhënë për vetëm 1 euro, ekspertët e Kumanovarët thonë se ky lokal pa problem mund të jepet me qira mujore 700-800 euro, e madje deri 1.000 euro.“Bëhet fjalë për pjesën më atraktive të qytetit. Madhësia e lokalit është gati 400 katrorë. Pa problem mund t’i merret qira në vlerë 700 ose 800 euro, pse jo edhe 1.000 euro”, vlerësojnë ekspertët kumanovarë për patundshmëri.Nga kabineti i ministrit të ri të kulturës, Asaf Ademi thonë se janë njoftuar me këtë rast skandaloz, të cilin janë duke e shqyrtuar dhe premtojnë prononcim ditëve në vijim. Prej atje thonë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore që të ndërpritet kontrata skandaloze dhe lokali të vihet në disponim të gjitha shoqatave kulturoro-artistike në Kumanovë, e jo vetëm të asaj “Sërpski Vez”. Qëndrim të ngjashëm jozyrtarisht shpreh edhe udhëheqësia e re e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë, e cila nuk ka një muaj që është emëruar.

Baby Boo

Restorant Lumare