Skandal protokollar gjatë uljes së aeroplanit të parë nga linja ajrore Sofje-Shkup (VIDEO)


Disa ekipe televizive kombëtare mbetën qindra metra larg aeroplanit që shënoi fillimin e fluturimit Sofje-Shkup.
Kameramanët e Qeverisë, ministrive dhe gazetarët bullgarë u lejuan të hyjnë në vetë aeroplanin dhe të kontaktojnë me delegacionet e dy shteteve.

Në vetë pistën ishte prezent edhe sigurimi i Aeroportit, kurse nga Qeveria thonë se ata nuk janë organizatorë. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk dhanë përgjigje në shumë vërejtje të mediave.
Të pranishëm në ngjarje ishin ekipet e TV21, MIA, MRTV, Sitel, MPB, Telma dhe disa fotoreporterë.

Kujtojmë institucioneve qeveritare se liria e raportimit të gazetarëve nuk duhet të kufizohet, përveç rasteve kur duhet kufizuar për arsye sigurie.
Kjo nuk është hera e parë që mediat hasin në pengesa të tilla derisa ekipet e shërbimeve qeveritare për shtyp kanë qasje dhe incizojnë për Facebook dhe TikTok.

Baby Boo