Skandal në vendkalimin “Bllacë”: Polici shqiptarë i detyron dasmorët ta heqin flamurin kombtarë


E nderuara redaksi po ju shkruaj për një rastë që ka ndodhur dje në vendkalimin kufitarë ,,Bllacë” mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Jam nga Haraçina,dje kemi pasur dasëm dhe në ora 11 kemi kaluar në Bllacë për të marrë nuse në Kosovë.
Në kufi kolona e dasmorëve është ndaluar dhe polici i Maqedonisë (ishte shqiptarë) përveç procedurave standarde të kontrollit të dokumentave na tha se duhet ti heqim flamujt kombtarë nga veturat nëse duam të kalojmë,edhe pse disa nga dasmorët kundërshtuan polici i cili ishte shqiptatë na tha se nuk mundë të kalojmë me flamuj të ngritur në vetura.
Pasi i hoqëm flamujt na lejuan të kalojmë.
Sa për krahasim tek Kosovarët as që e ndalën kolonën. Kaluam bile edhe pa kontrollë.
Kur u kthyem prap ndodhi më e çuditshmja,tek pala e Maqedonve rastisi polici maqedonas i cili pati një sjellje shum korekte,na kërkoi vetëm letërnjoftimin e dasmorit dhe nuk e ndaloi aspak kolonën.
Jemi shumë të revoltuar nga sjellja e një polici shqiptarë në vendkalimin kufitarë ,,Bllacë” të cilin e njohim dhe e dijmë kush është..
Ju lutemi nëse mundeni ta publikoni këtë rast që ta kuptoj opinjoni rastin që na ka ndodhur dhe të mos ju ndodhë të tjerëve..
Me respek: A.B

Baby Boo