Skandal në Slloveni- Kirurgët sllovenë i heqin stomakun pacientit të gabuar, duke menduar se ai kishte kancer


Në janar, një pacient u operua në Institutin e Onkologjisë në Lublanë, të cilit iu hoq stomaku, edhe pse nuk kishte kancer, njoftoi agjencia STA.

Agjencia sllovene thekson se pacienti është diagnostikuar me kancer dhe se i është hequr stomaku.

Megjithatë, disa javë pas operacionit, ai u informua se diagnoza e tij ishte e gabuar.

Merret vesh se gabimi ndodhi sepse mjeku ndërroi mostrat nga dy pacientë, duke çuar në një operacion në pacientin e gabuar.

H1 tregon se nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me pacientin, diagnoza e të cilit ishte kancer

Baby Boo