Skandal në Shkup: Vetura e policisë bën për spital babain së bashku me djalin 4 vjeçar


Dje rreth orës 13.35 në udhëkryqin e bulevardit Jane Sandanski me rrugën Vasko Karangelevski, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Shevrolet Spark” në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga G.L.(41) dhe veturës “Audi” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.T.(37) nga Shkupi, transmeton Almakos.

Në aksident, I.T. dhe djali i tij katër vjeçar me veturën e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, ku nga ana e mjekut iu janë konstatuar lëndime në trup dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Kontroll në vendngjarje ka kryer Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.

Baby Boo