SKANDAL në SH.F BAJRAM SHABANI në Kumanovë


Gjatë pranimit të filloristëve të klasës së parë, pranë SH.F BAJRAM SHABANI ndodhi një skandal, ku ceremonia dhe programi që ishtë përgatitur për këta voglush, u zhvillua në dy gjuhë SHQIP me përkthim MAQEDONISHT. Kështu thonë prindërit e shqetsuar, të cilët reagojnë ndaj udhëheqësisë së kësaj shkolle dhe Drejtorit tashmë të ri,të emëruar nga Kryetari i Komunës. Një ceremoni e tillë nuk kishte ndodhë as në kohën e ish sistemit komunist, thonë prindërit.
Programi në këtë formë, ishte i përgatitur në bashkëpunim dhe me direktiva të Kryetarit të Komunës që ishte i pranishëm gjatë ceremonisë, sëbashku me dy Këshilltarët e BDI-së. Këta të fundit në vend se të reagojnë për skandalin në fjalë, bashkë me Kryetarin shfrytzuan rastin të bëjnë foto me fëmijët si të jenë Babgjysh të Vitit të Ri.

Nga ana tjetër kjo shkollë qëndrore dhe më e vjetra në qytet ku 100% të nxënësve janë shqiptarë, ka ngelur shkolla me kushte të mjerueshme për fëmijët shqiptarë, transmeton Pa Censure.

I pranishëm në cilësin e prindërit ishte edhe Këshilltari nga ASH, kishte reaguar në murin e tij ne FB duke e quajtur Dëshpërim dhe Zhgënjim një sjellje të tillë:

Baby Boo