Skandal me policinë e Kosovës, janë incizuar duke marrë ryshfet


Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t`i gjykuar policët. Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para e metoda të veçanta se si policët vendosin t`i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit, percjell Fakte.

Në videon e pestë dëgjohet diskutimi i policit me qytetarin i cili diskutim përfundon me 50 euro mitmarrje.

Polici: ta shënojmë një gjobë këtu kjo katastrof ça ke bo ne zonë 40 ke shku 69

Qytetari: … ne qofsë ka naj mundësi tolerimi….. mendoje si për vete

Polici: … nuk mundemi ne se ne radar jemi ai bën matje dhe kontroll

Qytetari: sa është kjo me euro është kjo

Polici: po 60 euro

Qytetari : Ti jap unë 50 euro ty dhe të iku unë si të ja bëj

Polici : tash problem më shiku mos është hapur ai

Qytetari: po iku unë, ta di për faleminderit

Polici bëj kujdes .

Në videon e katërt tregon momentin për diskutimin pas mitdhënies shkon me një këshillë për kujdes të shtuar. Polici i thotë qytetarit “Hajt nuk është më rendësi”.

Polici : Sa ke 70 a

Qytetari : 75

Polici: Për 28, … 60 euro

Qytetari : 20 euro

Polici : Hajt nuk është me rendësi

Polici: Hajt faleminderit bëj kujdes.

Videon e tretë të transmetuar shihet kur një qytetar paguan 20 euro tek policët.

Polici : Masi u ankove shumë……

Qytetari: A po të duhet ajo letra mua s`me duhet kurrgjë

Polici: Ty s’të duhet po për dëshmi na duhet me mush……

Bisedë qe nuk kuptohet mirë…..

Video e dytë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin kur polici i trafikut përdor telefonin e tij për t’i mbuluar paratë duke i futur në xhepin e tij.

Video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtarë nga Danimarka paguan 40 euro tiketën tek policët.

Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri ne 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.

Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.

Polici: E çka me ba, hajt fol!

Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.

Polici: Me të fal krejt s’muj se hym n’gjynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e i kemi dënu.

Qytetari: Ok Ok, në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është vec mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.

Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?

Qytetari: Po ku ta paguaj se di as ku!

Polici: Në Postë.

Qytetari: Po a punon ajo posta tash?

Polici: Punon o burrë, deri ne 09 punon.

Polici: Me të lshu krejt po me duket shumë, çka punon ti?

Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.

Polici: …. Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?

Qytetari: Këto i kam krejt.

Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?

Qytetari: U kry kjo punë.

Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk te japim se duhet me shku në postë me pagu.

Qytetari: Në rregull.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

Baby Boo