Skandal: Komisionari i BE’së nuk i respekton rregullat e pandemisë, policia nis hetimet


Dorëheqja e një ministri dhe një zyrtari të Parlamentit, denatorë të përjashtuar nga partitë e tyre… Një darkë gala në Irlandë, e organizuar në shkelje me rregullat shëndetësore lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri, ka shkaktuar sot një stuhi mbi klasën politike lokale.

Policia irlandeze njoftoi sot hapjen e një hetimi për shkelje të legjislacionit pas darkës së organizuar për 50-vjetorin e klubit të golfit të Parlamenti me 82 të ftuar, mes të cilëve dhe komisioneri europian për Tregtinë, Phil Hogan. Në Twitter, Hogan theksoi se ai mori pjesë në mbrëmje në bazë të një mirëkuptimi të qartë që organizatorët dhe hoteli në fjalë ishin siguruar se rregullat e vendosura do të ishin në përputhje me udhëzimet e qeverisë.
Mes zyrtarëve të zgjedhur irlandezë të pranishëm, Ministri i Bujqësisë Dara Calleary ishte i pari që dha dorëheqjen.

Ai kishte kërkuar falje në një deklaratë të enjten në mbrëmje, duke thënë: “Mbrëmë kam marrë pjesë në një ceremoni, për të cilën jam angazhuar disa javë më parë, për të nderuar një person që e respektoja dhe e admiroja shumë”. Kryeministri i Irlandës Micheal Martin tha se pjesëmarrja e Calleary ishte e gabuar dhe një gjykim i gabuar nga ana e tij.

“Unë pranova dorëheqjen e tij. Njerëzit në të gjithë vendin kanë bërë sakrifica shumë të vështira, personale në jetën e tyre familjare dhe në bizneset e tyre, në përputhje me rregullat e COVID-it. Kjo ngjarje nuk duhet të ndodhte duke marrë parasysh vendimin e qeverisë të martën së kaluar”, theksoi ai në një deklaratë.

Baby Boo